Kabineti

Kualitet

Kabineti ALBID CARDIO siguron qe ju, pacientet tane dhe familjet e tyre te marrin standartin me te larte te sherbimit per kujdesin e shendetit tuaj. Cilesia e larte e kujdesit ndaj pacientit eshte nder pikat kryesore te misionit tone. Tek ALBID CARDIO do te gjeni transparence ne komunikimin me pacientin. Ne respektojme te drejten e pacientin per tu informuar per te gjitha aspektet e kujdesit, trajtimit dhe sherbimeve mjekesore. Thelbesore per te arritur kete transparence eshte perkushtimi ne shpjegimin qe i behet pacientit per efektet anesore ose komplikacionet e padeshiruara qe vijne me trajtimin, dhe me ofrimin e asistences pas trajtimit kur nevojitet. Qellimi i klinikes ALBID CARDIO vazhdon te mbetet permiresimi i cilesise se sherbimeve klinike, siguria e pacientit dhe e sherbimit ndaj tij.

Kabinet Kardiologjie

Mjeket specialist te Kabinetit ALBID CARDIO jane mjeke te njohur dhe te respektuar per sukseset e tyre ne diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve kardiovaskulare ne republiken e shqiperise. Kardiologet e klinikes ALBI CARDIO jane ne perkushtuar ne ofrimin e sherbimeve me te reja me opsionet me pak invazive.

Ekografia

Ekografia eshte nje metode diagnostikuese e sigurte dhe pa dhimbje. Ekografia nuk perdor rrezatim jonizues ( sic ndodh ne radiografi ) keshtu nuk ka ekspozim te pacientit ndaj rrezatimit. Valet qe transmetohen jane vale zanore me frekuence te larte. Keto vale perdoren nga kompjuteri per te krijuar nje imazh ne kohe reale.

Sherbimet

Eko Abdominale

Ekografia abdominale përdoret për të kryer kontrolle në veshkë, mëlçi, tëmth, pankreas, shpretkë, aorte abdominale dhe enë të tjera të gjakut që gjënden në bark. Ndihmon në diagnostikimin e një sërë sëmundjeve, si: dhimbje apo fryrje barku, funksion jo-normal të mëlçise, zmadhim të organeve të barkut, gure ne fshikzen e temthit etj.

Eko Zemre

Quhet ndryshe elektrokardiograme dhe sherben per te vleresuar shendetin e zemres suaj. Me ane te kesaje eko-je mjeket mund te percaktojne semundje te tilla si: semundje te miokardit, perikardit, semundje te lindura te zemres, etj. Elektrokardiograma ose EKG perdoret per te regjistruar rrymen dhe aktivitetin elektrik te zemres.

Eko Vazave

Ekografi endoskopike e cila sherben per studimin e vazave te gjakur duke perdorur ultratingujt dhe për të marrë mostër indesh duke kaluar me një age speciale nen drejtimin e ultratingujve në nyjet limfatike të zgjeruara ose në tumoret e dyshimta. Këto inde ose qeliza të marra nëpërmjet ages studiohen nga histopatologu me mikroskop.

Eko Tiroide

Ekografia e tiroides mundëson pamje të gjëndrës tiroide dhe strukturave fqinje me të në qafë. Ekografia e tiroides përdoret zakonisht: • për të analizuar pamjen e noduljve të tiroides dhe për të përcaktuar nëse janë nodujt e zakonshëm beninjë apo nëse noduli ka karakteristika që kërkojnë biopsi • për të kërkuar noduj të tjerë te pacientët që në ekzaminim fizik u është zbuluar një ose më shumë noduj • për të parë nëse një nodus tiroidien është rritur ndjeshëm me kalimin e kohës

Konsulte Endokrinologjie

Endokrinologjia eshte specialitet i mjekesise i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e te gjithe spektrit te semundjeve endokrine. Trajtimet e ofruara jane: Trajtimi dhe monitorimi i pacienteve me diabet Melitus tip 1 dhe tip 2, trajtimi dhe monitorimi i diabetit gestacional, kontrolli dhe trajtimi i patologjive te tiroides, hypertiroidizmit dhe hypotiroidizmit, trajtimi dhe diagnostikimi i patologjive te hypofizes (akromegali, prolaktemi, diabet inspid ) etj.

Prove Ushtrimore

Prova ushtrimore realizohet me anen e nje biciklete statike ose me anen e nje pajisje te ngjashme me pisten e vrapimit.(treadmill). Pacienti lidhet me pajisjen me ane te elektrodave to cilat kryejne matjen e vazhdueshme te ritmit te zemres. Me anen e proves ushtrimore monitorohen: ritmi i zemres, frekuecen kardike, tensionin arterial. Pacienti ne momentin e kryerjes se egzaminimit duhet te mos kete konsumuar ushqim dhe lengje 4 ore para ekzaminimit.

Specialistet

Laboratori

Ne Laboratorin tone kryen analiza klinike, biokimike, humorale dhe bakteriologjike. Lista e meposhtme perfshin analizat me te zakonshme:

Analizat Klinike

Hemograme(Gjak Komplet) -Analize e cila pasqyron elementet e figuruar te gjakut:

  • Ruazat e Bardha(WBC)
  • Rruazat e Kuqe(RBC)
  • Pllakezat e Gjakut(PLT)
  • Grupi i gjakut ABO + Rhesus
  • Koha e koagulimit
  • Ferritinemia
  • Sideremia
  • etj.

Urine Komplet - Analize e thjeshte urine me ane te se ciles konstatohet prezenca e Rruazave te Bardha(Leukocite), Rruazave te Kuqe(Eritrocite) dhe Bakterieve.

Analizat Biokimike

Tregues te funkionit te Veshkes:

  • Azotemi
  • Kreatinemi

Tregues te funksionit te Melcise:

  • Bilirubine Totale
  • Bilirubine Direkte
  • LDH

Tregues te Diabetit:

  • Glicemi esell / 2 ore pas ushqimit
  • HbA1c

Lipidograma -Analiza te cilat tregojne nivelin e yndyrave ne gjak:

  • Kolesterol
  • Trigliceridet
  • HDL / LDL kolesteroli

Fibrinogjeni- Analize e cila sherben per studimin e koagulimit te gjakut

Niveli i Protrombines/INR- Analize e cila kontrollon mekanizmin e koagulimit te gjakut

Uricemia- Analize e cila tregon nivelin e acidit urik ne gjak. Niveli i larte i acidit urik ne gjak mund te ndikoje ne semundjet e artikulacioneve.

Analizat Imunologjike

AgHBs- Tregues viral.Analize e cila sherben per te identifikuar infektimin nga virusi i Hepatitit B.

AntiHCV- Tregues viral.Analize e cila sherben per te identifikuar infektimin nga virusi i Hepatitit C.

HIV 1-2- Analize e cila sherben per te identifikuar infektimin nga virusi HIV.

Ferritinemia- Analize e cila tregon rezervat e hekurit ne gjak. Nivele te uleta te saj ndeshen ne rastet e anemive, kurse nivele te rritura te saj mund te ndeshen ne semundje kronike te melcise

Analizat Hormonale- Kontrolli i funksioni te gjendres Tiroide:

Crregullimet Alergjike
Imunoglobulinat E totale serike
IgE specifike per 32 alergjene ushqimore
Ekzaminimi i sekrecioneve/eozinofile
C1 Inhibitori serik

  • TSH
  • FT3
  • FT4

Analizat Bakteriologjike

Fece Parazit- Analize e cila indikon prezencen e paraziteve te ndryshem, si Giardia Lambia ne organizem. Para\ite te cilet transmetohen lehtesisht ndermjet individeve dhe shkaktojne shqetesime tek te prekurit prej tyre. Nese lihen pa u trajtuar mund te shkaktorjne probleme serioze.

Fece Kandida- Analize e cila indikon prezencen e Kandides(myk ose kerpudha) ne traktin tretes.

Koprokultura- Analize e cila indikon prezencen e baktereve si Salmonela ose Shigela, ne organizem.

Urokultura-Analize e cila indikon prezencen e bakterieve ne traktin Urinar.Bakterie te cilat mund te shkaktojne infeksione te ndryshme dhe ne disa raste te rrezikshme per jeten e njeriut, sic eshte E.Coli

Kulture fyti per Kandida dhe Koke-Analize e cila indikon prezencen e infeksioneve bakteriale ose mykotike ne rruget e frymemarrjes

Lini Takim

*Lutemi plotesoni te dhenat tuaja ne menyre te sakte. Ne fund shtypni butonin "Prenoto Tani".

Tregues

10

Vjet Eksperience

790

Paciente te sherbyer

26

Anetare ne Stafin Tone

19

Pajisje mjekesore moderne

Na Kontaktoni

Rruga Tish Daia Kompleksi Kika 2 Tirana, Albania

idrizballa@yahoo.com

info@albidcardio.com

+355 68 2129 164

+355 68 6223 293

+355 4 246 7003

Orari - Hapur
E Hënë - E Premte 09:00 - 21:00